14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

A po zbulohet burimi i virusit misterioz në Kinë…?

Rekomandime

Numri i vdekjeve nga një lloj i ri i virusit koronar midis qindra të infektuar në Kinë është rritur nga nëntë në 17, thanë autoritetet kineze.

Bilanci i të prekurve nga virusi u rrit në 571. Autoritetet në qytetin kinez Wuhan, ku u shfaq virusi, pezulluan të gjithë trafikun ajror dhe hekurudhor. 393 persona të tjerë dyshohet se janë infektuar me virus, por kjo ende nuk është konfirmuar, raporton Reuters.

- Advertisement -

Virusi u përhap nga Kina në disa vende të tjera, dhe pothuajse në të gjithë botën ka futur masa dhe kontrolle shtesë në aeroporte dhe vendkalime kufitare.

CNN shkruan se është zbuluar se burimi i koronës së re të virusit mund të jenë gjarpërinjtë – kobra dhe kraiti kinez.

Gjarpri i njohur si kraiti kinez ose kraiti tajvanez është një specie shumë helmuese e gjarprit që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore. Sëmundja u raportua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor 2019 dhe që prej asaj kohe është përhapur me shpejtësi në Kinë, si dhe në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Studiuesit përdorën analizën e kodit të proteinave dhe e krahasuan atë me kodet proteinike të një virusi të gjetur në kafshë të ndryshme, si zogjtë, gjarpërinjtë, iriqët dhe lakuriqët, dhe zbuluan se kodet korale të proteinave njerëzore që gjenden te njerëzit janë më të ngjashmet me ato që gjenden te gjarpërinjtë.

Gjarpinj të tillë shpesh gjuajnë lakuriq, dhe sipas disa raporteve, këta gjarpinj shiten gjithashtu në një treg lokal të detit në Wuhan, duke rritur mundësinë që virusi mund të ketë kaluar nga lakuriqët, te gjarpërinjtë dhe më pas te njerëzit, duke çuar në përhapjen e virusit, transmeton KosovaPress.

- Advertisement -

Në fillim, sëmundja dukej se përhapet vetëm nga kafshët te njerëzit, dhe ekspertët arritën në përfundimin se kishte prova të transmetimit “të kufizuar” nga njeriu në njeri, por situata ndryshoi.

Gjithnjë e më shumë raste po shfaqen në mesin e njerëzve që nuk janë ekspozuar ndaj kafshëve të infektuara, me sëmundjen që ndodh si në familjarët ashtu edhe me personelin mjekësor që kujdeset për pacientët e infektuar.

Në mënyrë që të kalojnë nga kafshët te njerëzit, viruset duhet të përshtaten, domethënë, të fitojnë aftësinë për të sulmuar qelizat njerëzore, t’i shpëtojnë sistemit imunitar, të shumohen brenda organizmave dhe të jenë në gjendje të përhapen.

Zhvillimi i vaksinave për koronën e re të virusit do të marrë të paktën një vit, njoftoi të enjten Aleanca Global për Vaksina dhe Imunizim (GAVI).

Drejtori i GAVI, Set Berkeley, tha që ekspertët nuk dinin sa duhet për epidemiologjinë e sëmundjes së re për të qenë në gjendje të vlerësonin si duhet rrezikun në këtë kohë.

“Lajmi i mirë është se shkencëtarët tashmë kanë sekuencuar dhe botuar gjenomin e virusit, i cili ka lejuar disa organizata në botë të fillojnë të punojnë për vaksinën,” tha Berkeley për DPA.

Përveç Kinës, virusi koronë është raportuar në Japoni, Filipine, Korenë e Jugut, Tajvan, Tajlandë, SHBA, Hong Kong dhe Makau.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit