1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Abazi: MAFlA e Brezovicës përfshinë njerëz që kanë udhëhequr institucione të rëndësishme

Rekomandime

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka reaguar në lidhjen me arrestimet e fundit në rastin e njohur tashmë “Brezovica”.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës i ka cilësuar këto veprime me organet e rendit e drejtësisë kosovare si të duhura dhe të vonuara.

- Advertisement -

Ai madje ka thënë në këtë grup, ka edhe njerëz që kanë qenë në pozita të larta shtetërore.

Intervenimi në Brezovicë është veprim i duhur dhe i vonuar për të ndaluar degradimin e pakthyeshëm të biodiversitetit. MAFlA e Brezovicës përfshinë njerëz që kanë udhëhequr institucione të rëndësishme”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Intervenimi në Brezovicë është veprim i duhur dhe i vonuar për të ndaluar degradimin e pakthyeshëm të biodiversitetit.

MAFlA e Brezovicës përfshinë njerëz që kanë udhëhequr institucione të rëndësishme.

- Advertisement -

Emra të përfshirë në krimin në Brezovicë me kryetarin Bratislav Nikolic kanë përdor pozitat e tyre për të dhënë mito dhe për të korruptuar zyrtarë të Shtërpcës dhe kanë punësuar anëtarë të familjeve të këtyre zyrtareve nëpër borde dhe pozita të konsulencave ndërkombëtare për përfitime personale dhe leje të ndërtimit.

Zyrtarët e njejtë kanë falsifikuar raporte dhe në 2018 kanë dërguar informacione në SHBA me akuza se unë jam duke punuar për pastrimin e Kosovës nga serbët dhe për krijimin e Shqipërisë së madhe.

Është mafi me këmbë oktapodi…Uroj që hetimet të mos e kursejnë asnjë njeri të vetëm që ka ndërtuar dhe përvetsuar prona e leje jashtë ligjshëm!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit