8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Abazovic zihet ngushtë: Prezent në festën e Kishës serbe bashkë me banditët e Putinit

Rekomandime

Zv/kryeministri në detyrë njëherazi edhe kandidati potencial për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazovic, është zënë ngushtë nga një foto që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, ku shihet prezent në festën e Kishës serbe.

- Advertisement -

Gazetari Malazez, Ljubomir Filipovic, përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë foton ku Abazovic shihet në festë, e në të cilën janë të pranishëm edhe Banda motoriste fashiste ruse ‘’Ujqërit e Natës’’ që i prin famëkeqi Alexander Sergeivich Zaldostanov me nofkën ‘’kirurgu’’.

Filipovic, ka pyetur Dritan Abazovic se çka po kërkon në një festë me ekstremistët çetnik.

‘’Dritan a është kjo foto e mbrëmjes së sotme? Nëse po, çfarë bëni me ekstremistët çetnik? Ujqërit e natës ruse dhe organizatat ekstremiste të kishës? çfarë është kjo, Jo Marovic, Milos Konatar?’’, ka shkruar Filipovic bashkangjitur me foton.

- Advertisement -

Grupi fashist ”Ujqërit e Natës” dje publikoi një video përkrahëse për ambiciet fashiste të presidentit rus Vladimir Putin dhe në fund brohorasin edhe në mbështetje të ambicieve fashiste serbe për Kosovën.

- Advertisement -

Filipovic shpërndau edhe një video, ku grupi dëgjohen duke kënduar këngë fashiste serbe, e aty pranë shihet edhe Abazovic. Në këto këngë si zakonisht përmendet edhe Kosova.

Më poshtë videoja:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit