3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Abrashi: Ajo çka më shqetëson, është se Kosova ka bërë shumë pak testime për Covid19

Rekomandime

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, duke folur për situatën aktuale për shkak të pandemisë COVID19, ka thënë se testimet nga 8 shkurti janë pak.

- Advertisement -

” Praktika e vendeve tjera, posacërisht atyre shteteve që po trajtojnë me sukses, pandeminë Covid 19, tregon se sa më shumë teste, aq më shumë të infektuar janë zbuluar, duke organizuar kështu më mirë sistemin shëndetësor dhe ngarkesat eventuale

Një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë përballjes me Covid 19, përpos mbajtjes së distancës e higjienës, është rekomandimi për teste të vazhdueshme, nga ana e institucioneve. Qeveritë në mbarë globin janë të udhëzuara të bëjnë teste, në numër sa më të madh të mundshëm, madje kjo njihet me sloganin “test test test””, shkruan Abrashi në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se sot Sot Qeveritë e vendeve që e trajtojnë seriozisht Covid 19, kanë targete shumë optimiste të testimeve, psh. Britania synon 100.000 teste në ditë; kur Italia ka rrit numrin e testimeve, e kanë stabilizuar situaten.

- Advertisement -

Ajo cka më shqetëson, është se Kosova ka bërë shumë pak testime për Covid 19.

“Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit (të djeshme) në Kosovë janë bërë vetëm 1964 teste, Latvia me popullsi të përafërt (1.9 milion banorë) ka kryer rreth 18.500 teste; Slovenia me rreth 2 milion banorë, ka kryer rreth 25.000 teste, Malta me rreth 500 mijë banorë ka kryer rreth 4500 teste, kurse në Kosovë 1964 testime. Dikush mund argumentoj që në raport me regjionin jemi OK, por nuk duhet marrim ata si referencë sepse sistemi jonë shëndetësor është më i dobët.

- Advertisement -

Me fjale tjera në Kosove janë kryer rreth 1964 teste nga 8 shkurti (rasti i parë), që nxjerr një mesatare ditore tepër shumë të ultë, përkundër që qytetarët vazhdimisht kanë kërkuar testime.

Ky mesazh shkon vetëm për strukturat politike, Kryeministrin e njerzit afër tij. Kryeministër e di që rekomandimet e Institutit janë që të testohen vetëm vatrat, por rekomandimi i OBSH-së është “test test test” dhe vendimi është politik, vepro!

Uroj të jem gabim.

Urimet më të sinqerta për të gjithë punëtorët shëndetësor e vullnetarët, posaçërisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike e Klinikës Infektive,
të cilët sot janë heronjtë e vërtet”, përfundon deputeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit