18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Aeroplani i ri i presidentit amerikan, Air Force One me shpejtësi marramëndëse

Rekomandime

    

- Advertisement -

Pentagoni ka porositur një prototip të një Air Force One të ri supersonik që mund të transportojë një ditë presidentin amerikan në të gjithë botën me gati dyfish shpejtësinë dhe gjysmën e kohës që ofrohet aktualisht për të udhëtuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Forca Ajrore i ka dhënë një kontratë 24-mujore, 1 milion dollarë Exosonic, një kompani e hapësirës ajrore që po zhvillon një aeroplan pasagjerësh me 70 vende dhe që mund të fluturojë me shpejtësi ‘supersonike’.

Kontrata u njoftua të hënën dhe bëhet fjalë për një aeroplan që teorikisht mund të arrijë shpejtësi prej 2,222 km/orë.

- Advertisement -

Sipas shkrimit në fjalë, Exosonic do të ketë për detyrë të “riimagjinojë” një aeroplan të ri presidencial që do të duhet të faktorizojë variablat duke përfshirë ‘fuqinë, peshën, dimensionet, sistemet e komunikimit dhe jo vetëm’.

Një aeroplan i tillë siç thuhet më tej, mund t’u sigurojë udhëheqësve të lartë amerikanë dhe diplomatëve, transport të shpejtë nëpër botë për t’u takuar me udhëheqësit botërorë ose për të reaguar ndaj situatave në zhvillim në tokë.

- Advertisement -

Ndryshe, Air Force One, avioni shumë i personalizuar i serisë Boeing 747-200B i përshkruar si një “Zyrë Ovale fluturuese” me tre nivele është aktualisht një nga avionët më të shpejtë në botë.

Ai mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 600 milje në orë, që është pothuajse shpejtësia e zërit.

Gjatë fluturimit, Air Force One është i aftë të arrijë një lartësi maksimale prej gati 14 mijë metrash.

Për krahasim, një aeroplan komercial zakonisht arrin rreth 10 mijë metra lartësi.

Ai është ndërtuar për të mbështetur peshën deri në 70 pasagjerë, si dhe vendet për presidentin, këshilltarët e tij të lartë, oficerët e Shërbimit Sekret, reporterët dhe të ftuarit.

Versioni aktual i aeroplanit gjithashtu përfshin një sallë konferencash, zyra dhe pajisje elektronike të nivelit më të lartë që i mundëson presidentit të punojë gjatë fluturimit.

Air Force One mban gjithashtu dy hapësira për përgatitjen e ushqimit, një mjek në çdo fluturim dhe një dhomë mjekësore operacioni

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit