Një çiklist ka vendosur ta sfidojë vetën.
Ahmet Shala nuk rezervoi fare biletë aeroplani për të ardhur në Kosovë.
Nuk i ka hipur as veturës e asnjë mjeti tjetër transporti.
Ai ka vendosur që në vendlindje të vijë për pushime me biçikletë.
Shala bëri 28 ditë rrugë, nga Gjermania deri në Pejë, kur ka mbërritur të mërkurën.
Në total ai ka bërë 1997 kilometra rrugë, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu çiklisti kosovarë kaloi nëpër Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budvë, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë.
Për rrugën e bërë çiklistin kosovarë e ka uruar edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.
“E përgëzoj duke e falënderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!”, thuhet në postimin e Muhaxherit.