4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ajo e mundi koronavirusin dhe ka një mesazh të rëndësishëm për ju: Mos bëni panik, më besoni do të shëroheni

Rekomandime

Një grua nga Seattle e cila pretendon se është shëruar nga koronavirusi, ka një këshillë për të gjithë të tjerët – mos u frikësoni.

- Advertisement -

Elizabeth Schneider, 37 vjeç, beson se ajo “fitoi” virusin në një aheng ku mori pjesë, sepse disa ditë më vonë, disa nga miqtë e saj që ishin të pranishëm u sëmurën, në të njëjtën kohë si ajo. Tre ditë pas festës së 22 shkurtit, Elizabeta ishte në punë kur iu përkeqësua gjendja, transmeton Reporteri.net.

“Ndjeva lodhje, dhimbje të plotë të trupit, dhimbje koke dhe ethe, kështu që vendosa të shkoj në shtëpi”, i tha ajo CNN.

Ajo fjetur dhe kur u zgjua, temperatura i kishte shkuar në 39.

- Advertisement -

Asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se ishte infektuar me koronavirus sepse simptomat nuk i përshtateshin.

Elizabeth thotë se ajo është në shtëpi, duke pushuar dhe duke marrë ilaçe pa recetë.

- Advertisement -


“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme, të cilën dua t’u tregoj të tjerëve është – ju lutem mos u frikësoni. Nëse jeni i shëndetshëm, i ri, kujdesuni për veten tuaj kur jeni i sëmurë, do të shëroheni, duhet të më besoni. Unë jam dëshmi e gjallë për këtë,” tha ajo.

CNN thekson se Elizabeth gëzon akoma shëndet të mirë mirëpo se virusi i ri për të moshuarit ose njerëzit me probleme paraprake mjekësore, siç janë sëmundja e zemrës ose diabeti, mund të jetë fatale.

Zona e Seattle është në epiqendrën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Nga më shumë se 1.630 raste të raportuara në vend që kur virusi u shfaq për herë të parë në janar, 457 janë nga Uashingtoni, përfshirë 41 vdekje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit