16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Akademiku i del në mbrojtje Kurtit: Çka është ai, taleban, hajdut veshkash?

Rekomandime

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të mos i lejuar Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

Fuga thotë se çmenduritë në planin shqiptar nuk kanë fund, pasi në Kosovë lihet jashtë loje kandidati kryesor politik, Albin Kurti.

Sipas tij, me ligj është përjashtuar favoriti kryesor a thua se është taleban, kriminel, i korruptuar apo hajdut bankash.

Në fund Fuga thur edhe lavde për kreun e VV’së.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Hahahaha, ore po cmenduritë tona nuk paskan fund moreeeee!

- Advertisement -

E paskemi në plan shqiptar, jo në Shqipëri.

Në Kosovë lënë jashtë së drejtës për të kandiduar lojatrin kryesor politik, Albin Kurtin!

Po mirë mo zotërinj, por kur ishte kryeministër Albini, e kishte bërë atë krlmin e madh, atë të madhin fare, hahahaha, që ju po e dënoni tani!

Apo kryeministër mund të ishte, por deputet jo!

O pika thuaj!

Pijuni lëngun zgjedhjeve tani, me përjashtime me ligj të favoritit kryesor!

Po pse mo çfarë është ai taleban, i korruptuar, krimineI, hajdut bankash, traflkant veshkash, çfarë është?

O Zot, dhe hajde fol pastaj për zgjedhje të lira!

Hajde pastaj fol për demokraci kur lojtarin kryesor të opozitës e lënë jashtë kandidimit sipas ligjeve, hahahahaha, kur ai sapo ka dalë nga kryesimi i qeverisë, kur partia e tij ka elektoratin më të madh në Kosovë, kur ai është figura emblematike e rinisë kosovare!

Si t’i heqësh tortës kremin, sheqerin, petët dhe t’i thuash tjetrin: Na haje këtë që ka mbetur tani!

Ore më duket se nuk jemi në rregull në fiqirin politik!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit