Aktori Jeton Zogjani përmes një statusi në Facebook, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ‘ia shkurtoi’ gënjeshtrës këmbët.
“Albini ja ka shkurtu rrenes komt”, ka shkruar aktori, i cili pranoi komente e pëlqime nga ndjekësit e shumtë.
Statuse të tilla ai i ka postuar kohë pas kohe ditët e fundit, madje para pak ditësh ai ironoizoi me takimin e Kurtit me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, duke thënë se pritet të bëhet pjesë e Vetëvendosjes.
Zogjani në zgjedhjet e kaluara kishte qenë pjesë e listës së AAK’së për tu bërë deputet, por kishte dështuar në këtë mision. Kjo, pasi nuk kishe marrë votat e mjaftueshme.