2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Alarmi i Kurtit, vjen paralajmërimi i rëndë për Hashim Thaçin

Rekomandime

“Ai jo vetëm se duhet të jap dorëheqje menjëherë pas formimit të qeverisë së re,por edhe të ballafaqohet urgjentisht me drejtësinë, përndryshe për ish kreun e PDK-së dhe kryetarin kuisling të shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, po afrohet ngadalë, por tepër sigurt, një fund i turpshëm në politikë dhe pas tentativave të rrezikshme për pazare territoresh me shtetin serb në dëm të sovranitetit dhe tërësisë territorial të Kosovës,ai duhet të shkarkohet pa humbur kohë dhe dërgohet menjëherë në burg”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Me fitoren e zgjedhjeve nga opozita kosovare, dhe arritjen e një rezultati të favorshëm për krijimin e shumicës së votës shqiptare në Kuvendin e Kosovës, sipas analistëve politikë po krijohen kushtet reale për qeverisje më serioze, llogaridhënie dhe përgjegjësi.

- Advertisement -

Duke analizuar deklaratën e fundit të kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, i cili e ka kërkuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e kreut të shtetit, ndryshe, ai do të mundë të shkarkohet nga deputetë për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që i ka bërë për tre vitet e kaluara në pozitën e kreut të shtetit, analisti politik, Gani Qarri tha për “Kosova Sot Online”, se fitorja e opozitës në zgjedhjet e 6 tetorit, ende pa u krijuar koalicioni i ri qeverisës ka filluar t`ua kthej shpresën për ndryshim qytetarëve.

Gani Qarri

“Ndaj përfundimisht duhet të nisë ç`kapja e institucioneve shtetërore dhe veprim i shtetit të së drejtës, duke filluar me shkarkimin e keqpërdoruesi më i madh i të gjitha pozitave zyrtare që ka bartur, përçarësi i paprecedent politik dhe shkelësi brutal i Kushtetutës së shtetit të Kosovës, kuislingu Hashim Thaçi. Qeveria e re jo vetëm se duhet ta rikthej demokracinë por edhe ta rivendosë rendin e ligjin në vend, dhe siç tha qartë së fundi dhe përsëriti edhe njëherë kreu i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër Albin Kurti, Hashim Thaçi, për keqpërdorim pozite, shkeljen e vazhdueshme të ligjeve të shtetit dhe veprimet e tij antikushtetuese kundër Republikës së Kosovës, duhet të japë vet dorëheqje ose përndryshe do të shkarkohet, që në ditët e para të funksionimit të qeverisë, me votat e deputetëve në Kuvend”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, jo vetëm dorëheqja, por për presidentit duhet t’i përgatitet shpejtë edhe procesi gjyqësor, sepse shkeljet e tij kushtetuese janë edhe vepra penale.

- Advertisement -

“Ai jo vetëm se duhet të jap dorëheqje menjëherë pas formimit të qeverisë së re,por edhe të ballafaqohet urgjentisht me drejtësinë, përndryshe për ish kreun e PDK-së dhe kryetarin kuisling të shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, po afrohet ngadalë, por tepër sigurt, një fund i turpshëm në politikë dhe pas tentativave të rrezikshme për pazare territoresh me shtetin serb në dëm të sovranitetit dhe tërësisë territorial të Kosovës,ai duhet të shkarkohet pa humbur kohë dhe dërgohet menjëherë në burg”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, gjithçka që ka bërë në dëm të Kosovës në prapaskenat diplomatike, Hashim Thaçi, për t’i shpëtuar Speciales, po nxirret në sipërfaqe nga të tjerët, dhe kjo më nuk është tabu as e pa njohur.

- Advertisement -

“Tanimë kur dita ditës po dekonspirohet gjithnjë e më tepër e kaluara e dyshimte e Hashim Thaçit, i cili në përpjeke për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, ka bërë edhe pazare në dëm të shtetit të Kosovës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqin, ai përfundimisht duhet ta kuptojë se treni i tij ka ikur, dhe të jap dorëheqje të pa revokueshme sa nuk është bërë tepër vonë për të”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për aq më tepër, sipas Qarrit për pasojë të pazareve të Hashim Thaçit, Kosova së fundi po ballafaqohet ashpër edhe me idenë e shpikur të të ashtuquajturit “mini shengeni” i famshëm.

“Prapa të cilit vazhdon të qëndrojë me kokëfortësi të paparë demagogu arrogant Edvin Kristaq Rama dhe ta mbron me fanatizmin më të madh e të pa turpshëm prej një shqipfolësi të shitur shtrenjtë të Aleksandër Vuqiqi, kundër interesit të shtetit të Kosovës dhe të vet Shqipërisë, për ti krijuar favore Serbisë dhe interesave ruse e kineze në Ballkan”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit