4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Alarmon gjenerali: Një konflikt në veri të Kosovës me mercenarët RUS dhe paramilitarët serb, është i pashmangshëm!

Rekomandime

Gjenerali shqiptaro-amerikan vjen me një paralajmërim të fuqishëm për Kosovën. Kosova është e kërcënuar nga njësitë speciale ruse, një grupim i oficerëve të inteligjencës ruse, të cilët po kryejnë aksione të vazhdueshme në botë, në mbrojtje të diktatorëve dhe pushteteve kriminale.

Në fakt grupi quhet “Wagner”, e të cilët janë ish oficerë dhe ushtarë të njësiteve elitare ruse, që po i mban në pushtet qeveritë pro-ruse, të njohura për regjimet e tyre antipopullore dhe pjesëmarrëjes në krime, më vende si Siria, dhe në Afrikë, ndërsa në vende të tjera si në Jemen, Libi i mbështet forcat antiqeveritare.

- Advertisement -

Por, çka mund të ndodhë me veriun? Në rast të përshkallëzimit të situatës, ai thotë se këto forca do të jenë përkrah Serbisë atje!

Reagimi dhe deklarimin e gjeneralit shqiptaro-amerikan, Maralusha:

A keni dëgjuar per grupin e mercenarëve RUS i quajtun Grupi Wagner?

- Advertisement -

Ky grup është i përbërë nga ushtar RUS që kanë shërbyer në Forcat Speciale Ruse. Këta janë mercenarë 80%, Por, të udhëhequr nga oficerë të rregullt të inteligjencës ushtarake ruse.

Grupi Wagnera u krijue për një qëllim specifik: me i ndihmuar dhe me i MBAJTË në pushtet qeveritë pro-ruse si në Afrikë dhe në Lindjen e mesme.

- Advertisement -

Në lindjen e mesme ky grup është tue luftue për diktatorin sirian Asad qysh prej fillimit e luftës qytetare në Siri. Në Jemen janë tue i përkrah kryengritësit e klanit HUTU të cilët janë tue luftue kundra forcave të qeverisë e mbështetun nga Arabia Saudite, të Emirateve dhe deri diku nga SHBA-ja, sidomos mbështetej nga administrata e TRUMPIT.

Në Afrikë Grupi Wagner është tue i stërvit diktatorët e disa shteteve afrikane. Grupi Wagner po ashtu janë tue i mbështetet klanet e libisë që janë kundër qeverisë aliite e njohur nga OKB-ja.

Në qoftë se në Kosovë do të ndodhë një konflikt i nisur kundër Kosovës nga Serbia fashiste, Grupi Wagner do të jenë ata që do ti udhëheqin format paramilitare serbe. Anëtarët e Shoqatës ultranacionaliste serbe do t’i bashkohen këtyne mercenarëve RUS.

Unë jam ma se i sigurtë që një konflikt me mercenarët RUS dhe paramilitarët serb është i pashmangshëm në qoftë se veriu i Kosovës nuk i falet Serbisë.

Çështja e veriut të Kosovës e njëjtë si çështja e Ukrainës lindore dhe asaj të Krimesë. Perëndimi nuk do të ketë mundësi me marr masa avokate për shkak se perëndimi (SHBA dhe Bashkimi Evropian) nuk do të pajtohen se çfarë masa me ndërmarrë.

Në Këshillin e Sigurimit në OKB Rusia dhe Kina kanë me e përdor veton e tyre me parandaluar çdo aksion të përbashkët nga perëndimi.

Miqësia vëllazërore e Edi Ramës me Vuçiqin do të dal në shesh. Por, të jeni HAPPY nëse Ramës dikush ka me ia ndal oksigjenin ( si themi ne në Kosovë: kanë me ia marr flamën).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit