-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Albin Kurti: E shpëtuam Republikën nga kapja

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit të 80 për qind të votave në një intervistë për media ka deklaruar se VV ka fituar. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në sheshin e Prishtinës dhe të festojnë. Kurti ka thënë se që nga nesër do t’i fillojë përpjekjet për themelimin e Qeverisë.

Kurti shtoi se erdhi dita dhe se ajo se çka ka ndodhur sot në Kosovë është fitore historike e popullit të Kosovës.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve. Pjesëmarrja masive bëri që ne ta vërtetojmë atë që e thamë në mëngjes. Ne pas pak do të nisemi drejtë sheshit Skënderbe ku do ta festojmë fitoren tonë. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit. Çka ka ndodhur sot është një ndëryjre e popullit tonë në skenën politike në mënyrë që drama të përfundojë., në këtë mënyrë ata e shëputan shtetin nga politikanët”, ka deklaruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti do t’i plotësojë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

Unë do të bëjë përp0jekjet maksimale që legjislatura e shtatë ta ketë qeverinë sa më parë. Bisedimet për koalicionin e ri qeverisdës dfo të jenë bisedime që do të reflektojnë menjëherë. Ne do t’i realizojmë të gjitha zotimet që i kemi dhënë sepse erdhi dita”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit