1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albin Kurti i nënshtrohet pak Presidentit Thaçi, “e fton për konsultime”

Rekomandime

Kishte thënë që do ta shqyrtojë mundësinë për ta shkarkuar, kishte thënë që Thaçi është koka e krimit, por sot e ftoi në konsultime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

- Advertisement -

Kjo sipas letrës që ka nisur Kurti për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Ai ka kërkuar nga Thaçi që të shihen sot, derisa ia ka lënë disa orare kur mund të takohen.

“Politika e Jashtme është ajo që do të duhej të na bashkojë.

- Advertisement -

Prezantimi sa më i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh.

Le ta japim tere kapacitetin tone intelektual e patriotik ne prezantimet e takimet qe do t’i bëjmë.

- Advertisement -

Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe ne mbrëmje që te takohemi e te dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit