-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albin Kurti nuk do ta pyesë LDK’në për shkarkimin e ministrave, thotë Kusari-Lila

Rekomandime

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse një dikaster të tillë e do për vete Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

‘’Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Vetëvendosje’’, tha ajo në Rtv Dukagjini.

E pyetur rreth deklaratës së Muharrem Sfarqës së LDK’së se Albin Kurti nuk do të mundet asesi të shkarkojë një ministër pa lejen e LDK’së, Kusari-Lila përgjigjet:

‘Nëse vjen tek shkarkimi, jam i sigurt që Albini e shkarkon edhe një ministër të VV’së. Nuk është punë e lejes, ajo mund të jetë marrëveshje e mirëkuptimit. Nuk është çështje guximi, por e drejtë kushtetuese ta shkarkosh.

- Advertisement -

Leje nuk ka për të marrë, por do ta informojë, dhe parimet që janë miratuar, duhet të kuptohet që një ministër duhet ta ketë performancën me standarde të përbashkëta’’, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit