0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Albin Kurti sot ia zgjati jetën Kosovës

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Krijimi i Fondit të Sigurisë nga kryeministri Kurti sot nënkupton që Kosova so të ketë jetëgjatësi më të madhe. Me një armik nëpër këmbë në vijën më të gjatë kufitare, vendit i duhet një ushtri solide.

Fatkeqësisht, deri sot kemi dështuar ta bëjmë këtë.

Kosova ka buxhet të varfër për të blerë pajime të shtrenjta ushtarake. Prandaj, secili nga ne duhet të kontribojmë.

- Advertisement -

Bashkëdyzimi i fondeve buxhetore me ato vullnetare nënkupton që ne do të jemi konkurrentë. Po të mos ishte e armatosur mirë Ukraina, ushtarët rusë do të shetisnin rrugëve të Kijevit dy orë pasi kishin prekur kufirin ukrainas. Sot, u bënë gati një jave nga invadimi. Në Kijevë spo duket këmbë rusi.

Me forcën që kemi sot ne, Serbia për dy orë na hy në Prishtinë. Nuk mund ta ndalë askush. Por, po u pajisëm me armatim të rëndë, as nuk do t’ia mësyenin.

- Advertisement -

I kemi mposhtur me do kaIIasha të vjetër. Paramendoni kur ta kuptojnë që ne kemi tankse, raketa e pajime tjera të sofistikuara. Kishin kërku vetë të jetojnë në paqe me ne. Prandaj, forcimi ynë ushtarak është jetik për mbijesën tonë. Askush nuk do të Iuftojë për ne, po nuk Iuftuam vetë. Ta harrojmë këtë iluzion. Mjafton ta shikojmë Ukrainën apo Afhanistanin. Përgjigja është e gatshme.

Fondo tashmë është aty. Ta mbushim çdonjëri me aq sa kemi mundësi. Secili cent do të na kthehet së paku pesëfish.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit