3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albin Kurti vazhdon refuzimin e Asociacionit, Open Ballkanit por paralajmëron rikthimin e reciprocitetit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një nga intervistat e rralla që jep si kryeministër, të dhënë mbrëmë, ka paraqitur disa nga qëndrimet e tij dhe Qeverisë së tij në lidhje me disa nga temat kryesore në vend.

Albin Kurti, përkundër ftesës zyrtare dhe të drejtëpërdrejtë që zyrtarët e lartë nga Bashkimi Europian ia kanë bërë atij lidhur me zbatimin e Asociacionit, ka vazhduar me refuzimin e kësaj kërkese duke thënë se ai nuk merret me këtë punë.

- Advertisement -

“Nuk kam pse të merrem shumë me të. Ai është interes i Serbisë. Është interes i Serbisë dhe këtë s’e harroj. Pse të merrem ditë e natë me interes të Serbisë. Merrem me interesa të Kosovës. ua shpjegoj ndërkombëtarëve qëndrimin tonë, por ai s’është interes as i serbëve të Kosovës. Asnjë s’ka ardhur të më thotë zbatoje. Edhe sa i përket qëndrimit të SHBA-së, me administratën e re karshi Serbisë, edhe me letrat e presidentit Joe Biden kryefjala është njohja e ndërsjellë. Besoj se është obligim dhe detyrë e çdo qytetari që në pikënisje në raport me Serbinë ta ketë kërkesën për njohje, jo për Asociacion. Ajo po thotë s’të njoh kurrë e hajde flasim për Asociacionin. Është gabim. Besoj që kryefjala është njohja e ndërsjellë. Nëse hymë këtu, biem në lojën e Serbisë. Kam përdorur qasje tjetër në takimet në Bruksel. Presidenti i Serbisë mundohet ta arsyetojë. Arsyetohet me të drejtat e serbëve. Sa për të drejtat, po e zbatojmë edhe ne ato Këshillat Nacionale si në Serbi. Nëse dëshiron kërkesën tënde parim le të bëhet e gjithanshme”, ka thënë ai.

Tutje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur sërisht qëndrimin e tij edhe për Open Ballkanin, pavarësisht se ndryshe nga herët e tjera, kjo nismë së fundmi ka marrë përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, specifikisht përmes dy emisarëve të tyre, Gabriel Escobar dhe nga Miroslav Lajçak.

“Nuk pajtohemi sa i përket iniciativës për Ballkanin e Hapur, por mospajtimet tjera në raportet mes dy shteteve tona janë fare të vogla ose të dorës së dytë”, ka thënë Kurti duke folur për raportet e tij me Edi Ramën.

Tutje, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërisht vendosjen e reciprocitetit, pavarësisht disponimit ndërkombëtarë për këtë temë, ku vet kryeministri e pranon se në Bruksel i është refuzuar një propozim për reciprocitet.

- Advertisement -

Ai e ka paralajmëruar këtë masë edhe pse së fundmi reciprocitetit për tagat e solli ushtrinë e Serbisë në kufirin me Kosovën dhe krijoi një situatë shumë të tensionuar ku është dashur edhe ndërhyrja e KFOR’it.

“Ne po e denoncojmë çdo shkelje të Serbisë. Po përgatitemi mirë që kur të zbatohet të mos ketë asnjë dështim. E kemi për targat, por do ta zbatojmë edhe në të tjera. Kemi bërë propozim për reciprocitet për të drejta. Në bisedimet në Bruksel kam bërë propozim me të cilin kam thënë se të drejtat e pakicave kombëtare në Kosovë e Serbi duhet të jenë në raport reciprociteti. Kjo është refuzuar. Beteja vazhdon, reciprocitetin do ta zbatojmë, mirëpo s’mund t’i bëjmë të gjitha gjërat përnjëherë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit