1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ambasadori gjerman: Mezi po presim të shohim Kosovën në Këshillin e Evropës

Rekomandime

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se mezi pret ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës, familjes të së cilit, sipas tij, Kosova i përket.

Duke shpërndarë njoftimin e Kryeministrit Albin Kurti për nisjen e procedurave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ambasadori gjerman ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për këtë proces.

- Advertisement -

“Mezi po presim të shohim Kosovën si pjesë të familjes së Këshillit të Evropës, i cili punon për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në rrugëtimin e anëtarësimit”, ka shkruar ambasador gjerman në Twitter.

Serbia nga ana tjetër është alarmuar me këtë vendim të Kosovës dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuciq, ka thënë se me këtë veprim Kosova po e shkel marrëveshjen e Washingtonit. Mirëpo, në atë marrëveshje, që hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, në shtator të 2020-s, Kosova ishte zotuar që për një vit të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ishte zotuar ta ndalë fushatën kundër shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit