1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori Rohde: Gjermania është përkrah jush, Kosova është në listën tonë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së

Rekomandime

Ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i është drejtuar qytetarëve kosovarë me një video-mesazh.

Përgjatë këtij video-mesazhi, ambasadori Rohde si fillim ka falënderuar kosovarët për mikpritjen e mrekullueshme që i është ofruar atij dhe bashkëshortes në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai tha se përgjatë këtyre ditëve qëndrimi në Kosovë, ka krijuar një përshtypje të veçantë për lidhjen të cilën e ndajnë Gjermani dhe Kosova.

“Ka për shembull një pasion të përbashkët për futboll. Duke qenë vetë gjatë gjithë kohës adhurues dhe lojtar i futbollit, unë mezi pres të vazhdojmë të godasim topin edhe këndej pari”, tha ai.

Madje ambasadori Rohde tha se mezi po pret të zbulojë natyrën e bukur përmes hiking-ut dhe çiklizmit malor.

- Advertisement -

“Kjo është hera e dytë që unë vij në Kosovë. Herën e parë isha në vitin 2001 për disa ditë, kur kam punuar si këshilltar në Parlamentin gjerman. Më duhet të them se nuk e njoh qytetin, që nga ajo kohë keni përparuar shumë. Megjithatë ka shumë sfida, përfshirë ato në rrugën për në integrimin euro-atlantik. Më lejoni të theksoi një gjë: Gjermania është përkrah jush. Ballkani Perëndimor përfshirë Kosovën, është në listën tonë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së”, tha ai.

Tutje ambasadori tha se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është një prioritet i rëndësishëm.

- Advertisement -

“Gjermania, si donatorja më e madhe bilaterale, gjithashtu pret përparim substancial në fushën e sundimit të ligjit dhe krimit të organizuar. Më urgjentja, hapa të menjëhershme janë të nevojshme të ndërmerren për të tejkaluar pandeminë COVID-19. Shifrat aktuale në rritje janë tejet brengosëse. Duhet angazhim më i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për ta rimëkëmbur ekonominë”, deklaroi ai.

Ambasadori theksoi se edhe Qeveria edhe Parlamenti duhet fokusuar në këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit