3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasadori turk në Shqipëri: Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare

Rekomandime

“Osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përbënin shumicën dërrmuese të rajonit. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare”.

Është kjo deklarata që Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yörük ka bërë gjatë një takimi në Universitetin e Shkodrës.

- Advertisement -

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Ambasadori e cilësoi Ballkanin një zonë të përhapjes së natyrshme të shtetit osman.

“Po ta shikojmë në aspektin historik Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman. Lëvizjet osmane në Ballkan nuk ishin vetëm ushtarake, por edhe kulturore, historike, sociale dhe ekonomike.

Në atë periudhë bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre. Osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përbenin shumicën dërrmuese të rajonit.

- Advertisement -

Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare”, deklaroi ambasadori turk në Tiranë./Opinion.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit