8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Amerikën informohet që Rusia pIanifikon të kryejë stërvitje bërthamore

Rekomandime

Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se planifikon të kryejë stërvitje me forcat e saj bërthamore, ka njoftuar sot Pentagoni – duke refuzuar të japë më shumë informacione nëse stërvitjet përfshijnë lansimin e raketave balistike, raporton Reuters.

- Advertisement -

“SHBA-të janë informuar, dhe siç kemi theksuar më herët, është një stërvitje rutinore e Rusisë që mbahet çdo vit. Në këtë aspekt, Rusia po respekton obligimet për kontrollin e armëve”, tha zëdhënësi i forcave ajrore amerikane Patrick Ryder, transmeton Telegrafi.

Sipas marrëveshjes START, Rusia obligohet që para kohës të informojë për lansimin e raketave të tilla, kanë shtuar zyrtarët e lartë ushtarak amerikanë.

Megjithatë Ryder refuzoi të japë më shumë informacione lidhur me këtë çështje. E stërvitjet ushtarake janë sfidë potenciale për SHBA-të dhe aleatët e saj, pasi presidenti rus Vladimir Putin haptazi ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

- Advertisement -

Rusia sot në Këshillin e saj për Siguri, ka akuzuar se Ukraina po planifikon sulme me “bomba të pista”, pretendime këto që janë hedhur kategorikisht poshtë nga zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tyre perëndimorë – duke e cilësuar si arsyetim të rusëve për eskalim të luftës.

Aleanca Veri-Atlantike theksoi se e di dallimin mes stërvitjes ushtarake ruse dhe çfarëdo lëvizje tjetër që do të mund të ishte një kërcënim bërthamor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit