1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Analiza e BBC: PërpIasja me Izraelin, sa është fuqia ushtarake e Hamasit dhe ‘ndihma iraniane’

Rekomandime

PërpIasja mes grupeve miIitante palestineze në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite, ka shkaktuar frikë dhe vd.ekje në dy kampet, por Iufta mbetet jashtëzakonisht asimetrike.

Izraeli është jashtëzakonisht më i fuqishëm dhe forca e tij ajrore, dronët e ar.matosur dhe sistemet e mbledhjes së inteligjencës i mundësojnë atij të godasë objektivat në Gaza pa problem. Izraeli insiston që suImet e tij janë të kufizuara në vendet e përdorura për qëllime ushtarake, por sipas tij, dendësia e popullsisë palestineze në zonat ku operon Hamas e bën të pamundur shmangien e viktmave civile.

- Advertisement -

Hamasi, edhe pse më i dobët, ka mjaft ar.më me të cilat mund të suImojë Izraelin. Ata tashmë kanë provuar një larmi taktikash. Ushtria izraelite rrëzoi një dron – ndoshta të ar.matosur – që kishte kërkuar të kalonte në Izrael nga Gaza. Dhe një zëdhënës ushtarak izraelit tha se një “njësi elite e Hamasit” ishte përpjekur të futej në Izrael përmes një tuneli nga pjesa jugore e brezit.

Ekspertët izraelitë dhe të jashtëm besojnë se njohuritë dhe ndihma iraniane kanë luajtur një rol të rëndësishëm në raktat që përdor Hamasi. Vlerësimi i rezervave të raketave të Hamasit është i pamundur.

Sigurisht që përfshin mijëra ar.më me rreze të ndryshme dhe ushtria izraelite ka raportet e veta që nuk është e gatshme t’i ndajë.

- Advertisement -

Palestinezët janë duke përdorur një larmi raktash, asnjëra prej të cilave, deri më tani, nuk është veçanërisht e re për sa i përket modelit bazë.

Hamasi ka një inventar të madh të sistemeve me rreze më të shkurtër si Qassam (deri në 10 km ose 6 milje) dhe Quds 101 (deri në rreth 16 km); mbështetur nga sistemi Grad (deri në 55 km); dhe Sejil 55 (deri në 55 km).

- Advertisement -

Por Hamas operon gjithashtu një larmi sistemesh me rreze më të gjatë si M-75 (deri në 75 km); Fajr (deri në 100 km); R-160 (deri në 120 km); dhe disa M-302 të cilat kanë një diapazon deri në 200 km. Pra është e qartë që Hamasi ka ar.më që mund të synojnë Jeruzalemin dhe Tel Avivin dhe kërcnojnë të gjithë brezin bregdetar që përmban dendësinë më të madhe të popullsisë së Izraelit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit