Lëvizja Vetëvendosje po synon që të fitoj komunën e Lipjanit .
Indeksonline ka raportuar ditë më parë që Adnan Rrustemi pritet të jetë kandidati i LVV-së për Lipjan në zgjedhjet lokale.
Rrustemi që nga tash ka filluar punën për të mobilizuar degën e LVV-së në Lipjan.
Ai sot ka njoftuar që disa anëtarë të kryesisë së AKR-së në Lipjan kanë aderuar tek LVV.
“Me disa nga anëtarët më aktiv të Kryesisë së AKR-së në Lipjan, të cilët sot na u bashkuan në angazhimin tonë të përbashkët për ta bërë 17 tetorin 14 shkurt”, ka shkruar Rrustemi në postimin e tij.
Në komunën e Lipjanit udhëheq LDK me Imri Ahmetin që dy mandate./Kosova ime