2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Anëtari i Nismës: Albin Kurti ta lëshojë Kosovën ose të vritet

Rekomandime

Kandidati për deputet në zgjedhjet e tetorit nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Haxhi Hoti, ka thënë se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka dy rrugë, ta lëshojë Kosovën ose të vritet.

- Advertisement -

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka bërë një deklarim të rrezikshëm. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.

“Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Andaj sipas Hotit, Kurti i ka dy rrugë, Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vritet.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, ka shkruar Haxhi Hoti në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit