4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ankohen në Serbi, ende po paguajmë kredi që i mori TITO

Rekomandime

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 40 vite, Serbia vazhdon të ankohet se po paguan borxhet të cilat i ka lënë Josip Broz Tito si ish-president i ish-Jugosllavisë.

- Advertisement -

Kështu shkruan mediumi serb “Blic”, duke treguar se në mëngjesin e sotëm Serbia ka paguar borxhet ndaj kreditorëve botërore, e që kapin shifrën e 69.7 milionë eurove. Këto para thuhet se janë marrë borxh nga ministrat që kanë shërbyer gjatë kohës së Titos, transmeton Gazeta Express.

Paratë për shlyerjen e këtij detyrimi ndaj kreditorëve janë marrë nga thesari kombëtar i Serbisë.

Kjo kredi ishte marrë 40 vjet më parë, dhe për 54.1 milionë euro borxh, Serbia është detyruar që të paguaj 15.6 milionë euro interes ndaj Klubit të Kreditorëve në Paris.

- Advertisement -

Kërkesa për shlyerjen e borxhit institucioneve të Serbisë u kishte arritur të dielën, e duke qenë se e diela s’ka qenë ditë pune, vendimi për pagesën e borxhit është marrë sot.

Përveç kësaj Serbia nuk ka paguar obligimet ndaj kreditorëve edhe gjatë periudhës maj 1992- prill 2002. Vetëm këtë vit Serbia duhet të kthej 151 milionë funta klubit të kreditorëve të Londrës, 121 milionë euro klubit të Parisit dhe 65 milionë Bankës Botërore.

- Advertisement -

Ndërkohë thuhet se edhe Kroacia ka pasur detyrime. 192 milionë dollarë ia ka paguar klubit të Parisit në vitin 2008, ndërkohë në 2009-tën edhe 78 milionë. Gjithashtu edhe Sllovenia thuhet se ka paguar një borxh prej 525 milionëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit