16.3 C
Pristina
Saturday, June 10, 2023

Ansambli ”Shota”, fituese e çmimit të dytë në Festivalin e Koresë së Jugut

- Advertisement -

Të rekomanduara

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve ”Shota”, u shpall fitues i vendit të dytë në festivalin ”Cheonean Folkore and Dance Festival”, festival ky që mbahet në Korenë e Jugut.

Festivali “Cheonean Folklore and Dance Festival”, ka pasur pjesëmarrës nga shumë vende të ndryshme të botës, ndërsa Ansambli ”Shota”, ishte i vetmi Ansambël shqipta që ishte në garë me 17-të shtetet pjesëmarrëse, shkruan KultPlus.

Lajmin e bëri të ditur Ylber Asllanaj, udhëheqësi artistik i këtij institucioni, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Statusi i plotë:

- Advertisement -

”Akkv “SHOTA” nderohet me VENDIN E DYTË

Urime të gjithë atyre që e dhanë edhe pikën e fundit të djersës dhe nuk kursyen asgjë që, atdheut tonë, ti rrisin namin edhe në këtë pjesë të largët të botës!”

Festivali i cili përveç garës kryesore të përformancës së përgjithshme, përfshinte edhe kategori tjera garuese në: defile në rrugë dhe përformanca individuale, që ishte edhe një mundësi e shkëlqyeshme qe bota të njihej me kulturën shqiptare përmes “Shotës”.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -