1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arben Vitisë i kërkohet ta lirojë detyrën e ministrit të Shëndetësisë

Rekomandime

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, po thotë se menaxhimi i pandemisë nuk është në nivelin e duhur. Sipas PRAK, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet ta lirojë detyrën, pasi është përcaktuar në një rrugëtim të ri politik.

Në një reagim nga PRAK-u, thuhet se në bazë të disa hulumtimeve të bëra, afër 50 për qind e popullsisë në Kosovë e ka kaluar koronavirusin, megjithatë kjo nuk figuron në evidencat shtetërore.

- Advertisement -

“Tashmë është e kuptueshme se COVID 19 është një trend global, dhe se qeveritë e vendeve të ndryshme vetëm mund të minimizojnë pasojat, por jo ta ndalin atë. Situatën me menaxhimin e pandemisë COVID 19 asnjë qeveri e Kosovës nuk e ka pasur nën kontroll dhe pasojat kanë qenë shumë të mëdha. Kjo vërehet edhe me rritjen e numrit të rasteve të vdekjes sipas agjencisë së statistikave! Gjithashtu, kjo shihet edhe në bazë të disa hulumtimeve të cilat tregojnë se afër 50% e qytetarëve e kanë kaluar COVID 19, e në evidencat shtetërore figurojnë shumë më pak të infektuar që nga fillimi i pandemisë!”

Sipas PRAK-ut, Vitia është dashur ta kalojë menaxhimin e pandemisë te vartësit e tij, e vetë të merret me menaxhimin e sistemit të shëndetësisë.

“Përkundër faktit që COVID 19 ka marrë fokusin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke lënë anash problemet e krijuara ndër vite në sektorin e shëndetësisë, megjithatë menaxhimi i pandemisë është larg një standardi të dëshiruar. PRAK konsideron se Ministri i Shëndetësisë z.Vitia ka kohë që menaxhimin e pandemisë është dashur ta kaloj tek vartësit e vet, dhe t’i kthehet rolit të vet si ministër në menaxhimin e sistemit shëndetësor!”, thuhet në reagimin e PRAK-ut.

- Advertisement -

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka kërkuar nga ministri Vitia ta lirojë detyrën.

“Meqenëse Ministri Vitia është përcaktuar për një rrugëtim të ri politik, situata me pandeminë është në krizën më të thellë dhe sistemi shëndetësor ka probleme enorme që janë vështirë të zgjidhshme edhe për 2 mandate, konsiderojmë se ai duhet ta liroj detyrën në mënyrë që Ministrinë e Shëndetësisë ta merr në menaxhim dikush i cili është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka pacienti kosovar”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

PRAK ka kërkuar nga MSh-ja që shërbimet tjera shëndetësore të vazhdojnë dhe të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID-19.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, që shërbimet e tjera shëndetësore të vazhdojnë dhe të mos jenë të ndikuara nga situata me COVID 19, pasi që ndërprerja e shërbimeve të tjera shëndetësore në të kaluarën ka shkaktuar pasoja të mëdha dhe do të shkaktonte sërish! Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim pasi që është mënyra e vetme për të dalë nga Pandemia. Të gjithë e kemi obligim të përkujdesemi për shëndetin tonë dhe të mos cenojmë shëndetin e të tjerëve!”, thuhet në reagimin e PRAK-ut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit