15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

‘Armë bërthamore në Bjellorusi’: Putin kërcënon Perëndimin me reagim ‘adekuat ushtarak’

Rekomandime

Kremlini ka rritur tensionin përsëri sot me qëndrimin se nëse ndodhin ‘veprime armiqësore’ do të ketë reagim adekuat siç e quajti zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova.

Sipas mediave ruse që po bartin pozimin e zyrtarëve rus me qëndrimin konfrontues kanë raportuar se në rast të skenarëve të tillë reagimi do të jetë ushtarak. Zaharova u paraqit para gazetarëve për të shpjeguar arsyet e këtyre ngjarjeve e qëndrimeve.

- Advertisement -

“Duhet ta kuptoni përse është hapur kjo temë. Arsyeja është veprimtaria e vazhdueshme armiqësore nga ana e anëtarëve të NATO’s, ndaj të cilave qeveria ruse është përgjigjur që nëse të tilla lëvizje armiqësore dhe agresive vazhdojnë, përgjigja ndaj tyre do të jetë adekuate. Këtu përfshihet edhe reagimi ushtarak dhe teknik” tha Zaharova duke u përgjigjur në pyetjen e shtruar rreth dislokimit të armatimit bërthamor në territorin e Bjellorusisë.
Narracioni i paraqitur nga zyrtarët rus është se janë pala e dëmtuar dhe kërcënuar nga perëndimi. Megjithatë janë zënë disa herë duke tentuar vrasje, kryer vrasje, sabotuar rrjete kibernetike shtetërore e private. Në Republikën Çeke ishte hedhur në ajër një depo e NATO’s, pas hetimit të gjatë u zbulua se ishin agjentët e inteligjencës ushtarake ruse GRU që e kishin kryer.

Rusia ka invaduar dhe aneksuar Krimenë, ka nxitur dhe mbështetur rebelim në Donbas të Ukrainës që vazhdon ende si konflikt. Këto taktika ishin testuar më parë në Gjeorgji kur me pretekstin e çlirimit të minoriteteve ishin aneksuar dy krahunat Abkhazia dhe Osetia. Ende çështje e hapur.

Këtë vit Rusia është duke grumbulluar forca pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka frikë se ajo është duke planifikuar një sulm të shpejtë në këtë vend.

- Advertisement -

Duke folur në konferencën vjetore për gazetarë, Putin iu përgjigj pyetjes së gazetarit të televizionit Sky News për qëllimet e Rusisë:

“Duhet të na jepni garanci. Ju! Dhe, me asnjë vonesë! Tani!”.
Garancitë e sigurisë që kërkon Putin, do të bllokonin zgjerimin e NATO-s dhe do të kufizonin në mënyrë drastike aktivitetin e aleancës në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Europën Lindore./gazetametro

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit