7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Armend Muja: Votuesit kanë dy zgjidhje, Kurtin dhe Osmanin dhe të besuarit e Mustafës e Thaçit, godet Hotin e Hoxhajn

Rekomandime

Analisti politik Armend Muja, ka thënë se në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit, janë tri brenga kryesore të votuesve, papunësia, shteti i dobët dhe dështimi i menaxhuar në politikën e jashtme.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se zgjedhësit i kanë dy zgjidhje, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në njërën anë dhe më të besuarit e Mustafës e Thaçit në anën tjetër.

Ai ka thënë se Hoti dhe Hoxhaj do të peshohen në fletën e votimit për aleancën e tyre 10 vjeçare, premtimet e pa-realizuara për 200,000 vende pune, 200,000 shpërngulje nga Kosova që nga viti 2008, vizat që nuk u liberalizuan kurrë, vjedhja e 2 milionëve nga thesari dhe dështimet në politikën e jashtme.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Zgjedhjet 2021: tri brengat kryesore të votuesve janë papunësia, shteti i dobët dhe dështimi i menaxhuar në politikën e jashtme. Zgjedhësit kanë dy zgjidhje – Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në njërën anë dhe më të besuarit e Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi në anën tjetër. Pra, Avdullah Hoti dhe Enver Hoxhaj do të peshohen në fletën e votimit për aleancën e tyre 10 vjeçare, premtimet e pa-realizuara për 200,000 vende pune, 200,000 shpërngulje nga Kosova që nga viti 2008, vizat që nuk u liberalizuan kurrë, vjedhja e 2 milionëve nga thesari dhe dështimet në politikën e jashtme (përfshirë lajkat me idenë e ndarjes së Kosovës).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit