1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Armend Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave

Rekomandime

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se së bashku me Bordin Këshillëdhënës është duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

- Advertisement -

“Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19. Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19. Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”, ka thënë Zemaj.

Zemaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me COVID-19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

“Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt. Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit