1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Arrestohet edhe ish-kryetari i Shtërpcës në aksionin e poIicisë

Rekomandime

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion sot në Shtërpcë, ku janë arrestuar dhjetë persona të cilët dyshohen për marrje të ryshfeti, dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Aksioni i cili është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka vënën në pranga edhe ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës.

- Advertisement -

Përveç tij, janë arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit