Profesori universitar Blerim Latifi dhe gazetari Valon Syla kanë debatuar në emisionin Pressing në T7 rreth marrëveshjes për targat që u arrit sot në Bruksel.
Syla thotë se qeveria e Albin Kurtit nuk u konsultua me SHBA’në për ndërhyrjen në veri. Sipas tij, Kurti i ka dhënë mandat UNMIK’ut pas 21 vjetëve.
“Çka ka bo me këtë marrëveshje? Po tregon se UNMIK’u është i rëndësishëm në veri të funksionojë sepse KFOR’i funksionon brenda rezolutës 12/44”, tha Syla në Pressing.
Me një gjë të tillë nuk është pajtuar Latifi dhe ka reaguar.
“UNMIK’u është krejtësisht jofunksional”, thotë Latifi.
“Kjo që ti po e përmend për UNMIK’un nuk besoi as Vuçiqit që i ka shku në mend”, theksoi ai.
“S’është UNMIK’u askund këtu, mos shpik sene që s’ekzistojnë”, vazhdoi Latifi.