3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Asociacioni dhe falsifikimi i Serbisë me emërtimin fals “Komunat serbe” në vend të emërtimit të vërtetë “Komunat me shumicë serbe”

Rekomandime

Siç tregon edhe emri i vërtet “Komunat me shumicë serbe”, ato komuna në Kosovë nuk janë as monoetnike e as monogjuhësore (monolinguiste), dhe kurrsesi e sidomos nuk janë “Komuna serbe”, por janë komuna dygjuhësore (bilinguiste) ose disagjuhësore dhe aty tani jetojnë bashkarisht edhe shqiptarët edhe serbët, ndoshta edhe ndonjë etnicitet tjetër, kurse dikur herët banonin vetëm shqiptarët.

Prandaj vetë kërkesa për krijimin e “Asociacionit të komunave serbe” është kërkesë e serbëve për asociacion të atyre “mono-ve” demografike e linguistike që nuk ekzistojnë fare në Kosovë, një imazh fals, e cila vetë kërkesën si të tillë për të paekzistueshmen demografike e linguistike e bënë absurde.

- Advertisement -

Faktikisht ajo është kërkesë e dyfishët (dubël kërkesë) sepse si e tillë, së pari, në aspektin demografik e filozofik ekzistencial, kërkon pranimin e inekzistencës si ekzistencë, dhe së dyti, në hapin e dytë, kërkon të pranosh e t´i japish edhe sanksionim juridik dhe legjitimitet politik po atij fakti filozofik inekzistencial, që në fakt të dyja bashkarisht paraqesin një terror të veçantë për logjikën më elementare.

Kërkesa serbomadhe për formimin e Asociacionit të komunave serbe” me kompetenca ekzekutive, e tillë serbomadhe që e ka burimin në Beograd, si kërkesë jo e drejtë dhe joreale që nuk bazohet në asnjë ligj ndërkombëtar, ajo që në start, me emërtimin fals, mohon faktin demografik dhe shpreh kleptomaninë ndaj hises tjetër të te drejtave nacionale të shqiptarëve në bashkëjetesë, si dhe në cilësinë e manisë nuk i bënë nderë as vetë popullit serb.

Ajo kërkesë serbomadhe dhe kleptomane nuk është “lapsus lingua” por është falsifikim tendencioz, e i qëllimshëm, poshtërim dhe nënçmim ndaj shqiptarëve, duke mos respektuar fare barazinë nacionale, sepse kërkon djallëzisht që, jashtë çdo logjike racionale, të ulën shqiptarët në tryezë të negocimit ku, thua se shqiptarët janë aq budallenj e i kanë lërë mendtë e kresë, do ta mohonin paraprakisht realitetin demografik dhe ekzistencën e kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe në atë territor dhe ta pranojnë aty monoetninë dhe monogjuhësinë, si të vetmet të ekzistueshme në atë territor, kundër të gjitha fakteve reale.

- Advertisement -

Nëse lihen anash pasojat politike, shikuar vetëm në aspektin moral, kjo do të thotë të pranohet që ”gënjeshtra nuk është gënjeshtër” pra të pranohet “gënjeshtra si realitet” ose shprehur edhe më thjeshtë, arirmetikisht, të pranohet se 1+1=1 dhe jo barazi me dy (2), që në vështrimin kognititv është logjikë më e ulët se logjika e fëmijëve parashkollor, kurse në aspektin politik është logjikë diktatoriale, imponuese dhe sunduese e kohërave më të errëta të sundimeve më të egra mesjetare dhe nuk ka aspak të bëjë me demokraci në kohën moderne dhe demokratizimin e shoqërisë në kohën e IT (Teknologisë informative), të matematikës, kibernetikës, astrofizikës dhe shkencave tjera bashkëkohore shumë të zhvilluara.

Emërtimin e tillë si “Komunat serbe” në Kosovë, serbët e bëjnë (kuptohet nën diktatin e Serbisë nga Beogradi e cila pengon integrimin e pakicës etnike serbe në Kosovë me qellim që Kosova të rezultojë shtet jofunksional) nga logjika e vetëdijes okupuese, që dëshmon se si të dehur ende nuk janë çliruar nga ajo logjikë e nënshtrimit të tjerëve e me qellim të mashtrimit, pa fije të përgjegjësisë për gënjeshtër dhe gënjim të opinionit ndërkombëtar, kinse vërtet qenkan komuna të tilla monoetnike, sepse serbët e dinë shumë mirë që po t´i emërtonin me emrin e vërtetë, që përjashton monoetninë serbe në atë territor, ajo kërkesë do të rezultojë krejtësisht jo reale dhe e papranueshme.

- Advertisement -

Pakica etnike serbe në Kosovë ka më shumë të drejta se çdo pakicë etnike tjetër në Europë dhe në botë, por që nëpërmjet Kosovës, si Bosnje e dytë, Serbia dëshiron ta destabilizojë rajonin. Për këtë arsye serbët, në kërkesën serbomadhe e kleptomane të tyre, nuk përmendin dhe nuk thirrën fare në ndonjë Ligj Ndërkombëtar, sepse ligj i till ndërkombëtar nuk ekziston fare, por pretendojnë të ngritën mbi çdo ligj dhe të bëhen vetë ligj, si dhe, për të njëjtën arsye, nuk thirrën fare në ndonjë model ndërkombëtar si referencë, sepse poashtu model i tillë në botë nuk ekziston fare, por dëshirojnë të bëhen vetë model unikat e në vendi, për nevoja vetanake, sipas qejfit dhe metrikës së tyre dhe që të vlejë vetëm për ata.

Nisur nga paraqitja e imazhit fals monoetnik dhe monogjuhësor, për ato vendbanime të vogla e të shpërndara aty – këtu si liqe të vegjël në pjesën perëndimore të Kosovës ku jetojnë serbët e shqiptarët, me kërkesën serbomadhe e kleptomane për “Asociacionin e komunave serbe”, me kompetenca ekzekutive, serbombëdhenjët në Serbinë e sotme, dikur “Pashalluk i Beogradit”, në marshutën ekspanzioniste (ri)okupuese dhe (ri)kolonizuese të Kosovës, kundër çdo të drejte demokratike ndërkombëtare dhe historike, përpiqen që pakicën etnike serbe, me më pak se 5% në Kosovë ta shndërrojnë në komb shtetformues dhe ashtu ta shkatërrojnë në themel sistemin unitar ekzistues të Shtetit të Pavarur të Kosovës dhe ashtu Republika e Kosovës të shndërrohet në Federatë. Aq larg shkon imagjinata absurde dhe destruktive serbomadhe e armiqësisë dhe urrejtjes tradicionale e shekullore serbomadhe!!…

Koncepti monoetnik territorial, në kërkesën serbomadhe e kleptomane për “Zajednica srpskih opština”, konform rekomandimeve të D. Qosiqit, që vetë serbët e kanë quajtur baba i serbëve, mbi moralin, edukatën, karakterin, të vërtetën dhe gënjeshtrën te serbët: “Gënjeshtra është interes shtetëror serb”, u nevojitet serbo mëdhenjve si konstrukcion në përpjekjet e tyre në vazhdim për ta zgjeruar atë dhe për të arritur deri te projeksioni i kombit shtetformues për pakicën etnike serbe në Kosovë. Shtrohet pyetja: si të mendohet dhe ku do të shpinte një rend i ri shoqëror në botë me atë moral dhe me atë etikë në politikë? Në pyetjen e dytë të radhës se “Çka do të mendonte ai për gjenocidin serb?”, sigurisht Qosiq, po të ishte ende në jetë, do të na udhëzonte te përgjigjja në pyetjen e parë, si përgjigje universale e model, si përgjigje e të gjitha përgjigjeve dhe e të gjitha pyetjeve të kësaj problematike. Kurse populli gjithmonë ka thënë: “Ai që gënjen, ai edhe vjedhë”.

Thirrja për zbatim të asociacionit në fjalë, meqë për një të ngjashëm qenkan nënshkruar më herët marrëveshjet nga përfaqësueset e Kosovës, më 2013 nga Hashim Thaçi dhe më 2015 nga Isa Mustafa, në çfarëdo cilësie të kenë qenë ata, nuk ka bazë ligjore sepse ekziston parimi ndërkombëtar suplementar e mbindërtues mbi çdo parim tjetër në këtë problematikë i quajtur “Force majeure” me atë efekt juridik, që kontrata bëhet e pavlefshme në situata të rrethanave të veçanta në dy raste: në rastin e veçantë natyror dhe në rastin e veçantë shoqëror. Në rastin e parë bëjnë pjesë arsyet natyrore, siç janë: vërshimet ujore, katastrofat tjera natyrore, tërmetet, djegiet e mëdha etj. brenda shtetit e të pa parashikuara në marrëveshje. Në rastin e dytë bëjnë pjesë arsyet shoqërore, kur përfaqësuesi i një shteti apo institucion tjetër shtetëror bënë marrëveshje që është në kundërshtim dhe bënë shkelje të Ligjeve Themelore në fuqi dhe të Kushtetutës së një shteti, siç është rasti me Thaçin dhe Mustafën i shkeljes të shumëfishët e flagrant të kushtetutshmërisë, i dokumentuar nga Kushtetuta e Kosovës me Vendimin decidiv të saj që thotë: “Kontrata është në kundërshtim me Ligjet në fuqi dhe me Kushtetutën e Kosovës”.

Efekti i parimit ndërkombëtar “Force majeure” siç respektohet dhe zbatohet çdo kund duhet të respektohet dhe të zbatohet edhe në Kosovë. Asnjë individ, qoftë ai edhe President, Kryeministër apo qoftë ai edhe Mbret, ose ndonjë institucion tjetër shtetëror, nuk mund të ngrihet mbi Ligjin në fuqi dhe Kushtetutën e atij shteti, e shprehur shumë qartë dhe shumë thjeshtë dhe kuptueshëm edhe nga “Force majeure”, për kontratat ndërshtetërore.

Në demonstratat masovike të shqiptarëve para ca. një gjysmë shekulli kundër eksploatimit kolonialist të Serbisë, në parollën “Trepça punon, Beogradi ndërtohet”, të cilën shqiptarët e brohoritnin me zër të lartë në gjuhën serbe të okupatorit dhe kolonizatorit (që shtirej i shurdhët) që t´i shkojë direkt në vesh, pa humbur kohë dhe pa pasë nevojë për përkthim, më së miri dëshmohet një pjesë të historisë kolonizuese të Serbisë dhe shprehet tërë revolti popullor i shqiptarëve kundër dhe kolonizatorëve serbë.

Serbia, në euforinë shoveniste gjenocidale të gjatë më shumë se njëshekull, dhe etjen e pashuar për eksploatim të të tjerëve, si dikur çfarë ishin kolonialistët evropian drejtë pasurive nëntokësore të shteteve në Afrikë dhe Azi, ato qëmoti shtete tani të dekolonizuara, refuzon trendet historike të çlirimit të kombeve dhe shteteve si dhe përgjithësisht epokën dekolonizuese në tërë botën. Kur e tërë bota synon progresin dhe shkon përpara, Serbia tregon tendenca të shkoj mbrapa drejtë (ri)kolonizimit. Kështu Serbia përpiqet të rikthejë përsëri Kosovën, ose pjesën me pasuri më të madhe nëntokësore të saj, nën sundimin e Serbisë dhe të riinstalojë raportet koloniale si më parë, e për këtë qellim tregon forcën, kërcënon me militarizim dhe me armë moderne të blera nga Rusia dhe Kina. Nuk ka asnjë dyshim se janë këto retë e zeza mbi Ballkan, shenja që Serbia, iniciatore e të gjitha luftërave ballkanike, nisur nga botëkuptimi i vjetër i tyre “Serbia në luftë fiton, kurse në paqe humbë”, (që sot është iluzore të mendosh meqë NATO, EU dhe të tjerët e kanë bërë vlerësimin gjeopolitik se vertikalja “Poli i Veriut – Ballkani – Deti Mesdhe” është shumëfish më e rëndësishme se llojllojshmëria e religjioneve këtu) merr përgjegjësinë dhe po u përgatitet për një luftë të re në Ballkan, duke rrezikuar jo vetëm të ardhmen euroatlantike të Serbisë dhe të Kosovës, por duke rrezikuar kështu shumë seriozisht paqen në Ballkan dhe më gjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit