1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bahtiri tregon nëse u informua nga Kurti për punën e targave dhe aksionin në veri

Rekomandime

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të Serbisë me ato të përkohshme të Kosovës.

I pyetur nëse ishte i informuar nga kryeministri Kurti për këtë aksion, Bahtiri në DPT te Fidani në T7 tha se nuk dëshiron të hyjë në këtë temë, pasi e konsideron si temë të ndjeshme.

- Advertisement -

“Nuk kisha hy në këtë temë pasi aksioni nuk ka përfundu ende, është duke u zhvilluar, është një situatë e ndishme, kshtu që ju kisha lut të më kurseni nga kjo pyetje”, tha Bahtiri.

Tutje ai foli edhe për reagimet e sotme rreth asaj se kjo po bëhet për fushatë zgjedhore.

“Absolut jo, kjo është një premtim i dhënë nga Albin Kurti dhe është duke u zbatuar pikë për pikë, jemi duke shkuar ne hapa të sigurt pa u kthyer asnjë centimetër mrapa. Nuk ka të bëjë kjo me fushatë, është një premtim qe duhet me u realizu”, ka thënë tutje Bahtiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit