16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bajqinovci: Thaçi është i mjerë, i pa dinjitet, i pa skrupulltë, i ligë, qyqarë

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka komentuar fjalorin siç ka thënë ai ‘banal’ të presidentit të vendit.

- Advertisement -

Sipas tij, kryeminstri Kurti i ka hequr masken Thaçit.

“Albin Kurti me përkrahjen masive popullore, me nivelin e lartë moral e njerëzor (për intelektual nuk ka as çfarë komentohet), patriotik e qytetarë po ja çjerrë maskën për cdo ditë.

Po e bënë të duket saktësisht çfare është: i mjerë, i pa dinjitet, i pa skrupulltë, i ligë, qyqarë”, ka shkruar mes tjerash ai.

- Advertisement -

Shkrimi i tij i plotë:

Albin Kurti e ka kompleksu. Ja ka nxjerrë jashtë llumin që i vjen nga mungesa e kulturës elementare njerëzore, kulturore e intelektuale që me vite, e kishte fshehur.

- Advertisement -

E ka mposhtur Albini duke marrë numër rekord të votave si askush tjetër që prej 2007 kur për herë të parë qytetarët kanë votuar edhe për liderë politik.

E ka mposhtur madje, edhe në raport me garën kur ky konkuronte me parullen e gënjeshtërt të “shpallësit të pavarësisë”, duke vepruar siç ka bërë gjithmonë: të vjedhë meritat, punën, djersën e atributet e të tjerëve. Albini më 2019, ka më shumë vota se kreu i PANL’ave më 2007, 2010 dhe 2014.

E ka mposhtur me betejë morale. Duke sjellë në politikë të kundërtën e moralit të tij.

Duke mos pranuar që të përgjigjet me mjetet e tij.

Duke mos gënjyer, mashtruar e tregtuar me interesa të shtetit e të popullit, sic bënte ky në gjithë jetën e tij politike.

E ka mposhtur duke i sjellë politikës etikën, idealin e shërbimit ndaj popullit e duke e kthyer politikën nga mjet pasurimi për vetën në mjet shërbimi e realizimi të ëndrrave të të rinjëve e qytetarëve të vendit, pa dallim.

Ndjehet keq. Shanë me fjalorë banal të pa pranueshëm madje edhe për familjet tona ndërkohë është President i Republikës.

Nuk po mund ta fshehë më zellin e të qenurit kreu i krimit të organizuar politik, e shantazhuesi i institucioneve të shtetit.

Albin Kurti me përkrahjen masive popullore, me nivelin e lartë moral e njerëzor (për intelektual nuk ka as çfarë komentohet), patriotik e qytetarë po ja çjerrë maskën për cdo ditë. Po e bënë të duket saktësisht çfare është: i mjerë, i pa dinjitet, i pa skrupulltë, i ligë, qyqarë.

Gjithë atë energji që ka dështuar ta orientojë në mësim mbi kulturën njerëzore, traditën, dinjitetin, intelektin e dijen për të qenë qytetar normal i një vendi të lirë, pse jo edhe të angazhohej politikisht, ai e ka orientuar në ligësi, tradhëti, djallëzi, gënjeshtër e pa skrupullësi.

Hashim, të kemi nxjerrë para popullit cfarë je. Po të shohin.

Po t’i dinë të ligat, qofsh me shëndet e të shohësh se ky popull nuk ka për ta falur për dëmet që ja ke bërë.

Do ta përjetosh votimin dërrmues për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme. Atëherë të urojmë të gjesh forcë e të mos të dridhet zëri si mjeran.

Ti e di, ne nuk rritemi në përkrahje popullore. Ne thjesht dyfishohemi.

Siç duket është ligj i marrëdhënieve politike shoqërore që kur shoqëria dëshiron të ndahet nga një e keqe, atëherë nuk mjafton fituesi relativ.

Duhet fitore absolute dhe ju na keni dhënë gjithë arsyet e mundshme që bashkë me popullin ta kurorëzojmë 51%’shin

Sonte ishe agresiv ju ktheve vitit 2000 president, ashtu çfarë në faktë je origjinal.

Shihemi nē zgjedhje!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit