4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Banorët e këtij fshati natën nuk flenë ndërsa ditën nuk dalin nga shtëpia, arsyeja e tmerrshme

Rekomandime

Gjarpërinjtë nepërka janë kthyer në makth dhe në “ëndrrën e frikshme” të një fshati në verilindje të Turqisë.
Banorët, të frikësuar nga prania e shpeshtë e gjarpërinjve helmues, që sipas tyre arrijnë deri në tre metra të gjatë, kanë kërkuar nga shteti që të marrë masa.

- Advertisement -

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” tha se gjarpërinjtë janë parë në zonën e quajtur Kagizman të Karsit, në brigjet e lumit Aras.

Një prej banorëve, Fahrettin Sagin tha se qentë kishin vrarë një gjarpër që shkonte deri në tre metra, por në zonë vazhdojnë të qarkullojnë shumë të tjerë.

“Kemi frikë se mos hyjnë në shtëpi dhe na helmojnë fëmijët. Disa fshatarë nuk dalin nga shtëpitë nga frika.”
Ndërsa kryeplaku i fshatit, Muhsin Bozta? tha se banorët nuk shkonin dot vetëm në ara nga frika e gjarpërinjve. “Ka gjithandej nepërka. Kemi frikë sepse janë shumë helmues. Fëmijët nuk flenë natën, ndërsa ditën nuk dalin jashtë.”

- Advertisement -

Kreu i Drejtorisë së Pyjeve dhe Ujit, Murat Doyanay tha se autoritetet po kërkonin arsyet pas prezencës kaq të shpejtë të nepërkave në zonë, por nga ana tjetër u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes ndaj tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit