13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

BE godet Serbinë: Të lejohet vizita në Preshevë e ministrave nga Kosova

Rekomandime

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për refuzimin e vizitës së katër ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka theksuar se të Prishtina dhe Beogradi duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët për normalizimin e marrëdhënieve të dy shteteve.

- Advertisement -

“Ne presim që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e së kaluarës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare. Vizitat zyrtare janë një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve pasi ofrojnë një mundësi për më shumë ndërveprim dhe komunikim mes palëve”.

“Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në një mënyrë që të çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojë në punën e përgjithshme në kontekstin e procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Vizita e ministrave të Kosovës ishte njoftuar në mënyrë adekuate në përputhje me marrëveshjen dhe prandaj është dashur të lejohet të zhvillohet. I bëjmë thirrje Serbisë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të lejojë që të bëhen vizita zyrtare që plotësojnë kushtet e mësipërme”, ka thënë Stano për Klan Kosova.

- Advertisement -

Ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që e bëri të ditur se kjo vizitë nuk u lejua nga shteti serb të shtunën.

Sipas tij, kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u refuzua pa arsye.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit