1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Beogradi i ankohet BE-së dhe Quintit që Kurti s’po e lejon referendumin serb në Kosovë

Rekomandime

Qeveria e Serbisë më 16 janar do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës, për pjesën ku bëhet fjalë për gjyqësorin. E këtë referendum shpreson ta zgjerojë edhe në Kosovë, përkatësisht në komunat ku jetojnë serbët.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar në lidhje me këtë ende, mirëpo presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë tha se ka informacione se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

- Advertisement -

E për këtë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është ankuar edhe në Bashkim Evropian dhe te vendet e Quintit.

“Në adresat e tyre u kemi dërguar një letër zyrtare në të cilën theksojmë se në këtë mënyrë Kurti po shkel të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të serbëve në Kosovë. Dhe u bëjmë thirrje atyre që të përdorin ndikimin dhe kapacitetin e tyre diplomatik për të ndryshuar qëndrimin e Prishtinës për mbajtjen e referendumit”, kanë thënë për gazetën “Novosti” nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit