Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga Kuvendi i thirrur prej tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”.
Berisha i dha ultimatum Vuçiqit që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.
“Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse.
Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit.
Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi.
Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Millosheviq mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.