Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ish-bashkëpunëtori i gruas së Sllobodan Millosheviqit, ka folur përsëri pas reagimeve të forta që i mori nga ndërkombëtarët rreth deklaratës për mohimin e Masakrës së Reçakut.
Vulin është futur në paranojë, teksa thotë se dikush mund t’ia inskenojë ndonjë aksident automobilistik.
- Advertisement -
“Ndoshta BE dhe SHBA më në fund do të arrijnë të më largojnë nga qeveria e Serbisë, ndoshta dëshira e tyre është që të mos jem në qeverinë e ardhshme, ndoshta një aksident i bukur automobilistik do t’i japë fund jetës time, por e vërteta për Reçakun nuk bëhet e dukshme dhe e provuar, asgjë nuk mund të bëhet pa thënë të vërtetën për Reçakun dhe arsyen fiktive të agresionit të NATO-së”, ka thënë Vulin.
Ai tutje ka kritikuar SHBA’në dhe Bashkimin Evropian se si heshtin ndaj deklaratave të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për krijimin e Shqipërisë së Madhe, derisa përmend edhe Gotovinën e Haradinajn.