1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Berisha – Yuri Kim: Kurrë nuk do shkelësh në zyrën time pa kërkuar falje!

Rekomandime

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka ‘mbyllur’ derën e partisë ambasadores së SHBA, Yuri Kim, në rast se do të rimarrë drejtimin e të djathtëve. Në ‘Foltoren’ e radhës në Tiranë me gratë e vajzat demokrate, Berisha tha se dera e PD-së do të jetë gjithnjë e hapur për çdo ambasador të SHBA, por “që të shkelë në zyrë, Kim duhet t’i kërkojë fillimisht demokratëve falje”.

“Dy fjalë duhet t’i them zonjës Ambasadore, e cila më shumë se interesat e vendit të saj, mbron politikat e Georg Soros. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, duke shkelmuar kushtetutën e saj, nuk do t’i jap dorën. Dera e Berishës si kryetar PD apo kryeministër, do jetë gjithnjë e hapur për ambasadorin apo ambasadoren e PD me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarëdo funksioni të jetë, nuk do shkelë kurrë pa ju kërkuar ju të falur për barin që ju serviri. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, por ata që kemi përmbysur diktatorin që i ofronte shqiptarëve bar. Në zyrën tim e nuk do shkelësh kurrë pa i kërkuar falje demokratëve shqiptar”, tha Berisha.

- Advertisement -

Ai iu përgjigj në këtë mënyrë ambasadores, e cila disa ditë më parë se nëse Berisha rikthehet në krye të PD-së, do të ndërpresin çdo marrëdhënie me këtë parti.

Ndryshe nga herët e tjera, Berisha u shoqërua sot nga bashkëshortja, Lirie Berisha, ndërsa në krah të tij sot është parë edhe Albana Vokshi, kryetare e Forumit të Gruas në PD.

Pas përplasjeve me Lulzim Bashën, kjo është hera e parë që Vokshi i bashkohet Berishës në takimet e ‘Foltores’. Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Pas kësaj, reagimet e Vokshit ishin të forta, duke e akuzuar Bashën për ‘uzurpim’ të Forumit të Gruas në PD.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit