4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Besim Ndrecaj, heroi nga Suhareka që vrau komandantin dhe ushtarët serbë

Rekomandime

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit shqiptar, i cili u vra me 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe, në Suharekë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Besim Ndrecaj u lind në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, ku më pas e kaloi edhe jetën aty derisa e kishin vrarë.

Ai ishte në listën e zezë të policisë së Serbisë në atë kohë, ku edhe kishin dashur ta arrestonin në stacionin e autobusëve në Suharekë.
Një ditë disa ushtarë serbë në Suharek, kishin planifikuar që ta arrestonin Ndrecaj tek stacioni i autobusëvë, aksion ky që ishte marrë nga eprori i policisë në stacionin në Suharekë, me dy policë tjerë. Ky arrestim planifikohej të ndodhë për shkak se ai po barte armë dhe për ta dorëzuar atë.

Mirëpo në këtë rast policia ka dështuar, pasi që ishte vetë Besim Ndrecaj ai që arrestojë policët dhe i dërgojë në stacion.

- Advertisement -

Sipas familjarëve policët posa i kishin drejtuar armët atij, Besimi i kishte larguar nga vetja duke bërë që t’i drejtojne armët nga ta dhe ashtu të ç’armatosur i ka nisur drejt stacionit policor.

Aty ai takohet me komandantin e stacionit dhe kërkon nga ai që mos tentojnë më që ta arrestojnë atë.
“Merri këta këlyshët e tu dhe kurrë më të mos më dalin përpara, kësaj radhe t`i dorëzova të gjallë, por po tentuan të më dalin në një rast tjetër përpara s`ke për t`i pare kurrë më të gjallë”, tregojnë familjarët e Besim Ndrecaj.

- Advertisement -

Ndërkaq pas kësaj ngjarje ai u bë halë në sy e pushtetit serb, deri kur në fund edhe e vranë.

Besim Ndrecaj derisa ishte duke punuar në vendin e punës, disa ushtarë shkojnë që ta arrestojnë dhe të ja marrin armën, mirëpo ai duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të policisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re.
Besim Ndrecaj u vra nga tre helikopterë dhe nga një numër i madh i ushtarëve serbë, të cilët luftuan me të në rrethin e Prizrenit.

Për të janë thurrur edhe vargje në këngë të ndryshme, nga rapsodë e këngëtarë të tjerë. Ndërkaq në Suharekë ekziston edhe sheshi i quajtur ‘Besim Ndrecaj’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit