Tre aplikacionet më të famshme të Meta janë jashtë funksionit. Kështu raportohet nga mijëra përdorues.
Përdorues në Nju Jork, Los Angeles dhe Phoenic, thonë se kishin probleme me qasjen në llogaritë e tyte.
Instagram thuhet të ketë më së shumti probleme, ndjekur nga Facebook dhe Messenger.
Probleme gjithashtu u shfaqën edhe te përdorues në Europë, Azi dhe Australi.
Nuk dihet se çka shkaktoi rënien e platformave sociale ose sa kohë do të duhet për rikthimin e tyre.
Kjo rënie e kësaj të mërkure është e dyta për Facebok dhe Messenger në më pak se një muaj.
Platformat nuk funksionuan më 4 tetor dhe duheshin orë të tëra për t’i rifunksionalizuar.