3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Big Mama sapo na prezantoi të dashurin e saj të ri, një model bukurosh turk?

Rekomandime

Këngëtarja e njohur, Big Mama, është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar lidhur me jetën e saj personale.

Të pakëta janë rastet kur kemi mësuar diçka për jetën private të saj, të cilën e ruan hermetike. Mirëpo, duket se kësaj here, Big Mama ka vendosur të mos e mbajë lumturinë vetëm për vete, por ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

- Advertisement -

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar foto me një model turk, i cili me siguri duhet të jetë partneri i ri.

Ai quhet Serhat Kaynarpinar dhe gjithashtu modeli ka ndarë në llogarinë e tij foto me këngëtaren shqiptare. Me këtë veprim, mendohet se çifti ka “zyrtarizuar” lidhjen e dashurisë për të cilën askush nuk ishte në dijeni.

“Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashuri… ”- shkruan këngëtarja krahas fotove romantike buzë detit. “Të dua”- janë fjalët e modelit turk në fotot me Big Mamën, ndërsa s’kanë munguar urimet e shumta për çiftin.

Big Mama
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit