1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Bild”: Gjermania kthen karantinën

Rekomandime

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me drejtuesit e shteteve federale për të diskutuar masat e reja.

- Advertisement -

“Bild” shkruan se në këtë takim u dakordua që Gjermania të shkojë në karantinë nga e hëna, më 2 nëntor, transmeton Reporteri.

Sipas informacioneve të Bild, “bllokimi” duhet të zgjasë për katër javë.

“Bild” raporton gjithashtu se kancelarja Merkel pas takimit me kryeministrat e shteteve federale për masat e reja, do të informojë drejtuesit e grupeve parlamentare në Bundestag për gjithçka.

- Advertisement -

Nesër në mëngjes, Merkel do të raportojë mbi situatën me virusin corona në Gjermani në Bundestag.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit