1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Biznesmeni Fisnik Syla zbulon arsyen: Ja pse kam dëshirë t’ja dhuroj 100 mijë euro Luiz Ejllit

Rekomandime

Biznesmeni i njohur Fisnik Syla ishte në një lidhje skype me emisionin Shqipëria Live sot në Top Channel.

Ai bëri bujë këto ditë në rrjetet sociale me deklaratën se do t’i dhuronte Luizit vetë 100 mijë euro nëse ai nuk fitonte Big Brother.

- Advertisement -

I pyetur nga moderatorja Erjona Rusi, Syla tha se është një adhurues i flaktë i Luizit.

“Kam shpreh gadishmërinë time, se çfarëdo të ndodhë jam i gatshëm për t’ja dhuruar 100 mijë euro. Unë besoj se është personi më i drejtë aty. Shqiptarët janë të gjithë me Luizin, në çdo cep të botës ku ka shqiptarë janë me të,” tha Syla.

Arjon Muça: Po nuk mendon se ka të tjerë njerëz nevojë për këto para?

- Advertisement -

“Unë për bamirësi nuk flas, se dihet se çfarë ka bërë familja ime dhe nuk flas për të tilla gjëra, dua t’i lë mënjanë. Këtë gjë e kam thënë vetëm për Luizin.

Edhe pse besoj se ai do jetë fitues absolut, se gjërat duken.

- Advertisement -

I gjithë populli e do

. Asnjë politikan, asnjë sportist nuk është dashur kaq shumë sa ai.

Do bëj gjithçka transparente.

Unë do komunikoj me Luizin, kam miq në Shkodër, dhe siç është mënyra e mirë, unë do ja dhuroj atij nëse nuk fiton.

Por nëse shkon deri në fund program, besoj se do fitojë,” tha Syla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit