1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bllokada VV-LDK: Rritja e numrit të ministrive, një opsion shtesë për koalicion

Rekomandime

Pazaret politike për ndarjen e hises së pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të përfundohen, një marrëveshje e koalicionit mes dy partive tani është larg pasi nuk po mund të arrihet vetëm për shkak të problemeve për ndarjen pozitat e larta shtetërore, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazeta Metro siç ka raportuar edhe mësuar nga burimet e saja brenda LDK’së dhe takimit mes dy liderëve të partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, varianti për shtimin e ministrive tanimë veç është diskutuar dhe kjo mundësi është kthyer në tavolinën e bisedimeve.

Njëjtë kështu po e shohin këtë edhe analistët kosovarë, ata po thonë se duhet të gjendet zgjidhje për zhbllokimin e situatës dhe mundësia që numri i ministrive të shkon në 14 apo 16, duhet të rishikohet pasi mund të jetë zgjidhje ideale për tejkalimin e kësaj krize.
Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se bllokada e cila është krijuar në bisedimet ndërmjet VV’së dhe LDK’së imponon edhe zgjidhje radikale në rast se ekziston vullneti për ta tejkaluar këtë bllokadë.

Të dy partitë, sipas tij, tashmë kanë mbetur peng të premtimit të tyre se qeveria e përbashkët nuk do të ketë më shumë se 12 ministri.

- Advertisement -

Siç thotë ai, në mungesë të një strategjie normale të ndarjes së pushtetit, me qëllim që të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy partive, atëherë duhet të kërkohen ide tjera reale, e që sipas tij, mund të jetë rritja e numrit të ministrive në qeverinë e ardhshme.

“Sigurisht që do të ndikonte edhe në zbutjen e presioneve përbrenda partive, të cilat i ka lider i Vetëvendosjes, (Albin) Kurti, por edhe lideri i LDK-së (Isa) Mustafa. Pra, ekziston një presion i madh edhe prej strukturave (partiake), në mënyrë që të akomodohen brenda ministrive dhe do të mund të relativizohej kjo bllokadë. Të dyja partitë do të mund të dilnin para elektorateve të tyre respektove me idenë se kanë përfituar nga ndarja e pushteteve dhe mund të kenë ndikim në sa më shumë fusha të jetës”, tha Muhaxhiri.

- Advertisement -

Po ashtu edhe njohësi tjetër i zhvillimeve politike, Armend Muja, sheh si opsion rritjen e mundshme të numrit të dikastereve.
“Sado që nuk e përjashtoj faktin që çfarëdo kreativiteti aty, në ndarje të dikastereve të veçanta, mund ta lehtësojë marrëveshjen. Por, këta e kanë kriterin kushtetues që, në momentin kur shtohen ministritë, atëherë ministria e trembëdhjetë duhet t’i takojë komuniteteve. Pastaj, është një ministri e humbur, këtë kalkulim të tyre. Do të thotë, nuk mund ta merr asnjëra prej tyre. Atëherë, duhet bërë 14 apo 15 ministri dhe kjo e vështirëson atë konceptin, mbi të cilin këto parti kanë fituar në zgjedhje”, tha Muja.

Kurse, për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kjo do të ishte përmbysje e shpejtë e qëndrimeve politike, pasi i zënë ngushtë nga ‘standardet’ që vetë i kishte proklamuar, mendimet e tija me shpejtësi të madhe të tjetërsohen.

Në fillim ishte shumë këmbëngulës në reduktimin e dikastereve qeveritare, madje, aq shumë saqë edhe propozimin e LDK’së për ta ndërtuar një qeveri me 16 ministri e kishte hedhur poshtë, duke këmbëngulur vetëm në 12 ministri.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës nga Kurti e Mustafa, por kujtojmë po ashtu se presidenti Hashim Thaçi ju është drejtuar me anë të një tjetër letre liderit të VV’së, Albin Kurti, ku i ka kërkuar të tregon se a dëshiron të jetë kryeministër i Kosovës apo dëshiron ta refuzon një gjë të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit