14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Bregovici e kreu misionin e vet: I bëri pikë e pesë shqiptarët

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

U desht ftesa e një këngëtari serb, të mirë për disa, që shqiptarët të bëhen pikë e pesë. U shpërfaqën të gjitha qëndrimet polarizuese që kemi për njëri tjetrin, madje nga ato më të kundërtat. Duket që ishin shumë pIagë që ne i mbanin fshehur për njani tjetrin dhe e pritëm Bregovicin që të tregojmë sa të thella janë.

Ai na ndau, madje edhe më tepër. Për më keq, na ndau pa e folë asnjë fjalë të vetme. Plot shqiptarë përfudimisht morën anën e tij, ndoshta për të mos u kthyer kurrë më me identifikimin e shqiptarizmës që përfshinë kosovarët.

Ata e njehin veten si kozmopolit. Por, e kanë huqë kozmopolitanizmin, pasi ai paraqitet koherent me vlerat aktuale botërore, e jo me fosile të para 30 vjetësh, fama e të cilëve përfundonte brenda kufinjve të një shteti që nuk ekziston më.

- Advertisement -

Por, ata duan të jenë të tillë shkaku i kosovarëve. Po u bënë kozmopolit në kuptimin e plotë të fjalës, atëherë duhet të bëjnë tattoo apo të ngojnë në kufjet e tyre, apo të kenë në shtëpi posterët e Dua Lipës apo Rita Orës. Ky është kozmopolitanizmi botëror aktualisht sa i përket muzikës.
Apo, ndoshta e bëjnë këtë që t’iu tregojnë kosovarëve që ju i keni Ritën e Duan, por edhe ne s’jemi pa gjë: E kemi Bregovicin!!!!

Një gjë është e sigurtë, ish jugosllavi më tipik i mundshëm, Gorani, e bëri atë që se ka bë askush deri me sot, madje as shteti që I ngritje në këmbë atij dikur: I bëri shqiptarët pikë e pesë, i ndau ata keqas dhe ua humbi respektin për njëri tjetrin në një shkallë shumë më të madhe se sa duhej.
Për më tepër, duke kënduar këngën Kosovska. Atij nuk iu tremb syri nga gazi lotsjellës, teksa u këndonte qindra fëmijëve në mesnatë, të cilët i kishin marrë prinderit e tyre t’ia lënë trashëgim adhurimin për Goranin.

- Advertisement -

E pikërisht ai gaz, tash sot thelloi edhe ndarjen politike tek shqiptarët. Kjo, pasi mediat e kontrolluara nga pushteti i atjeshëm janë duke e akuzuar Vetëvdendosjen për hedhjen e atij gazi.

Në fund, ai shkoi për Beograd, ndërsa me gjasë mijëra kosovarë vështirë që ta vizitojnë më Korcën për shumë vjet, e mijëra shqiptarë tjerë, vështirë të vijnë në Prishtinë a Prizren. Është koha të mbushemi mend e ta kuptojmë që pa njëri tjetrin nuk jemi askushi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit