1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Britania vendos sanksione kundër konsullit të nderit të Serbisë në Shën Pjetërburg

Rekomandime

Mbretëria e Bashkuar tha se ka vendosur sanksione kundër disa bankave ruse dhe oligarkut Gennady Timchenko, si kundërpërgjigje e vendimit të Presidentit rus, Vladimir Putin, për të futur trupa në Ukrainë.

Johnson tha se Perëndimi duhet të përgatitet për pjesën tjetër të planit të Putin, pasi sipas tij po bëhet gati terreni për pushtimin e plotë të Ukrainës.

- Advertisement -

Përveç Timchenkos, sanksione u vendosën edhe ndaj 5 bankave – Rossiya, IS Bank, GenBank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi – si dhe ndaj kushërinjve Igor dhe Boris Rotenberg.

Sipas kryeministrit britanik sanksionet pengojnë tërheqjen e valutave të huaja në Rusi nga këto banka, që do të ishin shumë të nevojshme për Moskën për të krijuar rezerva, sidomos në dollarë, në rast të një bllokade totale.

- Advertisement -

Ai gjithashtu është themelues i një kompanie, “Gunvor”, në të cilën, sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, ka investime edhe vetë Putin.

Gennady Nikolayevich Timchenko është një prej oligarkëve më të famshëm rusë. Pronar i disa bizneseve me investime në fushën e energjisë, transportit dhe infrastrukturës, ai renditet si njeriu i gjashtë më i pasur në Rusi dhe i 96-ti në botë. Nga viti 2012, ai është edhe konsull nderi i Serbisë në Shën Pjetërburg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit