1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Burrin në gurbet, kunati e debon nga shtëpia: I ka hyrë rrugëve të këqija

Rekomandime

Një grua nga Shqipëria e cila është e martuar me një burrë në fshatin Mikushnicë të Skenderajt, e ka raportuar në Polici një rast të dhunës në familje që i ka ndodhur vitin e kaluar.

Ajo e ka denoncuar kunatin e saj për dhunë fizike, i cili po ashtu e kishte akuzuar për vjedhje në shtëpinë e tyre.

- Advertisement -

Burri i viktimës me të cilin është e martuar ajo nuk jeton në Kosovë. Gjatë kohës kur bashkëshorti i saj ka qenë në Gjermani, ajo është përballur me kunatin e saj.

Në deklaratën e dhënë para hetuesve policorë, ajo është shprehur se kunati i saj e kishte sulmuar fizikisht para një viti dhe e ka akuzuar se ka vjedhur stolitë e arit që kishte familja. Për këtë arsye ajo u dëbua nga shtëpia dhe u dërgua te familja e saj në Morinë.

Gjithçka sipas saj ndodhi për shkak se burri i saj i ka besuar familjarëve të vet se ajo ka vjedhur arin që ishte në shtëpinë e tyre.

- Advertisement -

Pas denoncimit të rastit, Policia ka intervistuar palët e përfshira, ndërkohë që me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar rast, kurse viktima është kthyer sërish te familja e saj në Shqipëri. / Sinjali

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit