17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çfarë është Qeveria në hije, të cilën PDK do ta krijojë në shkurt?

Rekomandime

Memli Krasniqi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka konfirmuar se në muajin shkurt do ta formojnë Qeverinë në hije. Një veprim të ngjashëm, ky subjekt politik e kishte bërë edhe në vitin 2005-2007 sa ishte opozitë dhe kur drejtohej nga Hashim Thaçi.

Krasniqi, në një intervistë për KP, ka bërë të ditur se do ta themelojnë kabinetin për qeverisjen e mirë, i cili do të jetë model i asaj që kanë bërë më herët.

- Advertisement -

“Do ta bëjmë konsolidimin e një instituti për studime dhe analiza i cili do të jetë afër PDK-së, por jo pjesë strukturore dhe mbledhë rreth vetes ekspertë dhe akademikë për të ndihmuar punën e PDK-së dhe të gjitha organeve tona. Do të ketë një vazhdimësi të qasjes që e kemi për të ndryshuar modelin opozitar që e kemi në Kosovë”, ka thënë ai.

Çfarë është Qeveria në hije?

Qeveria në hije, apo kabineti në hije, ka evoluar nga një proces joformal në Parlamentin Britanik. Nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në Britani, filloi të shfaqej një opozitë e veçantë dhe e organizuar, e cila u bë një grup drejtues për të koordinuar strategjinë e tij ndaj dikastereve të qeverisjes.

- Advertisement -

Në Kosovë, përmes Qeverisë në hije, për çdo dikaster apo institucion të qeverisë, formohet një “dikaster hije” i opozitës

Opozita, Partia Demokratike e Kosovës në këtë rast, do të emërojë përgjegjës apo koordinator për secilin dikaster, i cili jep alternativa, kritikon dhe përcjell veprimet e dikasterit përkatës të Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Një formë të tillë të opozitës, PDK e kishte bërë edhe gjatë viteve 2005-2007.

Atë kohë, Qeveria e Kosovës drejtohej nga Bajram Kosumi, ndërs PDK që udhëhiqej nga Hashim Thaçi kishte krijuar modelin e “qeverisjes në hije” i cili përbëhej nga 14 departamente, dy prej të cilave drejtoheshin nga shoqëria civile.

PDK, atëkohë kishte thënë se secili departament në kabinetin e Qeverisjes së Mirë, do të ndjekë punën e ministrisë përkatëse në qeverinë e asaj kohe.

Ideja për krijimin e këtij kabineti ishte hedhur nga udhëheqësi i opozitës, Hashim Thaçi, i cili ishte tepër pakënaqur me përbërjen e qeverisë Kosumi dhe punën e saj.

Në vitin 2007, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku PDK mori mbi 30 për qind të votave dhe Thaçi u bë kryeministër.

Në janar të vitit 2008, ky i fundit mori edhe zyrtarisht detyrën e tij të re, ndërsa më 17 shkurt të po atij viti, shpalli pavarësinë e Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit